feja islame
    “All-llahu është dritë e qiejve dhe e tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërues e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes dhe as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembull për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë." [En Nur, 35]

        “Pasha fikun dhe ullirin!” [Et-Tinë, 1]

        Kur’ani e përmend shpesh ullirin, pasi se është një pemë e bekuar, e shenjtë te të gjithë popujt që e popullojnë brigjet e detit Mesdhe, që prej kohëve të lashta. Tek këta popuj, ulliri ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Thuhet në disa transmetime se pas ndaljes së anijes Nuhut, alejhi selam, e dërgoi pëllumbin, i cili u kthye me një degë të ullirit. Ajo ishte kodra Xhudij dhe aty edhe zbriti nga anija pas vërshimit që ndodhi.

        E si të mos jetë i bekuar, kur All-llahu [subhanehu ve teala] e bekoi atë, duke e bërë njërin nga argumentet më mahnitëse në botën e bimëve për vetitë që ka, për vlerat ushqimore dhe utilitare. Fjala vaj dhe ulli është përmendur 7 herë në Kur’an, dhe kjo për rëndësinë e kësaj peme dhe dobinë e saj.

        Disa prej vlerave të kësaj peme, të cilave Kur’ani Kerim u dha një vend të veçantë janë:

        -Ulliri është substancë e mirë ushqimore që përmban një përqindje të lartë yndyrnash, proteinash dhe kripërash minerale si janë: kalciumi, hekuri, fosfori dhe një përqindje të lartë vitaminash A dhe D. Prej vlerave ushqimore të fryteve të ullirit është se ato përmbajnë 16,7 % lëndë karbohidrate, 1,5% proteina dhe përqindje të lartë yndyrnash që arrin 13,5%. Gjithashtu përmban përqindje të lartë sode deri në 2400 mlg. Pota, kalcium, magnezium, bakër, fosfor...

        Përdorimi nuk është vetëm në ullirin si frut dhe si vaj por nga kjo pemë e bekuar përdoren edhe gjethet kundër shumë sëmundjeve si p.sh. kundër temperaturës së lartë dhe tensionit të lartë. Të përtypurit e gjetheve të ullirit nihmon në rastet e inflamacionit të mukozës së gojës, herpesit, dermatitit buloz dhe kromës. Lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur, kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Ullinjtë e gjelbër janë më të mirë sidomos për të sëmurët me diabet, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Druri i ullirit është shumë i fortë dhe jeton deri më 2000 vjet. Në traditë përmendet se shejtani nuk i afrohet askujt që është lyer me vaj ulliri.

        Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Hani vajin e ullirit dhe fërkoni trupin me të pasi ai është i bekuar!” [Buhariu dhe Muslimi]

        Vaji i ullirit është mbrojtësi më i mirë i zemrës, organeve të tretjes, mplakjes, bukurisë etj.

        Vaji i ullirit është njëri ndër vajrat e vetme bimore, i cili fitohet nga frutet e ullirit drejtëpërdrejt pa u rafinuar, d.m.th. pa përpunime kimike. Duke ruajtur përbërësit e vet, ai paraqet një ndër mbrojtësit më të mirë të shumë sëmundjeve. Janë bërë shumë studime nga të cilat është ardhur në përfundim se roli i vajit të ullirit është mjaft i madh. Këtë më së miri e tregon edhe Agjencia Amerikane për ushqim dhe Barna (FDA), e cila vitin e kaluar u lejoi prodhuesve që në etiketat e vajit të ullirit të vendosin edhe mbishkrimin “Shëndeti i qëndrueshëm”, për arsye se yndyrnat e pangopura të vajit të ullirit zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjtet e zemrës dhetë gjakut. Ligjdhënësit mjekësorë të Amerikës kanë lejuar që në etiketa të shkruhet edhe mbishkrimi me përmbajtje se vaji i ullirit, i cili përdoret për çdo ditë nga dy lugë (23gr), mund të zvogëlojë rrezikun mga sëmundjet koronare për shkak të veprimit të yndyrnave të pangopura që përmban ky vaj. Në mënyrë që kjo të arrihet duhet të largohemi nga ushqimi i yndyrnave të ngopura në sasi që merret nag vaji i ullirit. Në këtë mënyrë vaji i ullirit bëhet përbërësi i tretë ushqimor (pas sojës dhe Omega-3 acideve organike) të cilat mund të kenë këtë përmbajtje me leje zyrtare.

        Me hulumtimet e bëra nga Dr. Wilsoni nga Britania e madhe është vërtetuar se acidi oleinik, të cilin e përmban vaji i ullirit, i mbron qelizat nga oksidimi dhe paraqet faktor që ngadalson mplakjen e njerëzve.



Mbrojtës i zemrës dhe organeve të tretjes

        Vaji me ngjyrë të gjelbërt të mbylltë, me aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera.

        Fshehtësia më e madhe e veprimit të vajit të ullirit qëndron në përmbajtjen e acideve yndyrore të pangopura, më së tepërmi acidit oleinik, i cili përmban 55-83% të acideve yndyrore të përgjithshne. Gjithashtu përmban edhe shumë acide yndyrore të pangopura të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrnave në mëlçi (rregullojnë kolesterolin), e mbrojnë zemrën gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, angina pectoris, infarkti kardial, tromboza dhe rregullojnë tensioni e gjakut.

        Vaji i ullirit përpos acideve yndyrore përmabn edhe një numër të madh të vitaminave të tretshme në yndyrna si: A,D,E,K. Afër 90% e vitaminës E në vajin e ullirit ndodhet në formë të alfa-tokoferolit. 100 gr. vaji i ulllirit posedon 884 kalori.

        Nga kjo nuk duhet pasur frikë për trashje, përkundrazi ky vaj ndihmon në zbritjen e mbipeshës trupore, sepse duke iu falëmnderuar aromës intenzive vaji i ullirit e rrit shijen në sasi të duhur.

        Acidi oleinik zvogëlon vlerat e kolesterolit të dëmshmëm (LDL), duke zvogëluar numrin e receptorëve për të. Polifenolet e ndryshme me vitaminën E veprojnë si antioksidansë dhe pamundësojnë krijimin e radikalëve të lirë, si dhe oksidimin e kolesterolit LDL, të cilët janë shkaktarët e parë në krijimin e pllakëzave arteriosklerotike të dëmshme. Vaji i ullirit vepron mirë edhe në traktin gastrointestinal, duke zvogëluar rrezikun nga i thati në lukth, lehtëson gastritisin, vepron si laksativ i lehtë dhe në këtë mënyrë ndihmon tek problemet në jashtëqitje.

        Ka një ndikim të mirë mbi disa çrregullime të aparatit tretës si: kapsllëku dhe disa raste të kolitit të zorrëve dhe të veshkëve. Eliminon gurët në veshkë dhe tëmth, për këtë ka edhe përshkrime të sakta në përdorimin kundër këtyre sëmundjeve në doza të caktuara. Në te ka edhe përbërës tjerë që janë kundër sëmundjeve kancerogjene të shumta për të cilat ka shumë libra të shkruara. Gjithashtu vaji përdoret   në shumë medikamente mjekësore nga goja apo në formë gjilpërash.



Veprimi në mirëmbajtejn e trupit

        Duke pasur parasysh se lehtëson mineralizimin e eshtrave jashtëzakonisht është i shfrytëzueshëm tek fëmijët që janë në rritje e sipër, si dhe te personat e moshuar të cilët kanë probleme me osteoporozën. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjajshëm me qumshtin e nënës. Për këtë arsye ai ka rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët.

        Nga kohërat e lashta vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon tek lëkura e thatë dhe asaj i jep shkëlqim. Flokëve dhe thonjëve i jep fortësi dhe i ruan flokët nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunet, shamponet, kremrat, losinet etj.

        Për t’i arritur të gjitha këto efekte pozitive në vajin e ullirit duhet që:

        -Më së miri ta shfrytëzojmë në ushqimin e përgatitur, të ftohtë ose pak të ngrohur.

        -Më së miri është që vajin e ullirit ta ruajmë në temperaturë deri 15 shkallë celsius, në hapësirë të errët dhe gjithsesi në shishe qelqi.

        E lus All-llahun [Azze ve xhel-le] që të më falë gabimet e mija gjatë shkrimit, nëse e kam qëlluar është prej All-llahut [subhanehu ve teala] dhe vetëm Ate e falemnderoj e nëse kam gabuar atëherë dihet se nga rrjedh kjo.

        Lutja jonë e fundit: Falemnderimi i takon All-llahut , Zotit të gjitha botërave, bekimet dhe përshëndjet tona qofshin mbi zotëriun e të gjithë të dërguarve, Muhamedin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi të gjithë të dërguarit dhe mbi të gjithë besimtarët, duke iu lutur All-llahut të Lartëmadhëruar që ta pranojë këtë vepër që është thjesht për hir të Tij, duke shpresuar në dhuntitë, faljen dhe në   mbrojtjen Tij në Ditën e Gjykimit.



        Përgatiti:
        Suzana Hasani
        12 Qershor 2007

Dëmët e injorances ndaj Akides        
Vlera e nijetit        

        Muslimani beson në peshën dhe rendësinë që ka nijeti në proporcion me veprat tjera të tija, qofshin ato fetare apo të kësaj bote, ngase të gjitha veprat formohen prej tij, sipas tij forcohen ose dobësohen, vlejnë apo nuk vlejnë, gjithnjë sipas tij. Ky besim i muslimanit në nevojën e nijetit në të gjitha punët si dhe obligimi i përmisimit të tij mbështetët:


        Së pari: në Fjalën e Allahut të Lartësuar : “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij” [El-Bejjine, 5]
        Gjithashtu: “Thuaj: "Unë jam i urdhëruar ta adhuroj Allahun, të jem i sinqertë në adhurimin ndaj Tij” [Ez-Zumer, 11]
        Së dyti: Në fjalën e Muhamedit alejhis salatu ve selam: "Veprat shpërblehën sipas qëllimit, e secilit i takon ajo çfarë ka pasë për qëllim" (Trans. Buhariu, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.)
        Gjithashtu: "Allahu nuk shiqon fizionomitë dhe pasuritë tuaja, mirëpo shiqon zemrat dhe punët tuaja" (Trans. Muslimi dhe imam Ahmedi).
        Shiqimi i zemrave është shiqim i nijeteve, ngase nijeti është nxitësi dhe shtytësi kryesor drejt veprës.
        Thotë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem: "Kush synon një vepër të mirë dhe nuk e bën atë, atij i shkruhet një e mire…" (Trans. Imam Ahmedi)
        Pra, vetëm synimi i mirë bën që vepra të jetë e mirë dhe me të të realizohet shpërblimi. Kjo për shkak të vlerës së nijetit të mirë.
        Ndërsa në hadithin tjetër thuhet: "Njerëzit janë katër grupe: Një njëri të cilit Allahu i Lartësuar i dha dituri dhe pasuri e ky me diturinë e tij vepron mbi atë pasuri. Atëherë thotë një tjetër: Sikur të më kishte dhënë Allahu mua ashtu siç i dha atij do të veproja njejtë siç vepron ai, këta të dy në shpërblim janë të njejtë. Një njëri, të cilit Allahu i dha pasuri e nuk i dha dituri, e ky e nepërkëmbë atë pasuri. Atëherë thotë një tjetër: Sikur të kishte më dhënë Allahu mua ashtu siç i dha atij, do të veproja njejtë siç vepron ai, këta të dy në mëkat janë të njejtë.” (Trans. Tirmidhiu)
        Që na jep të kuptojmë se i pari u shpërblye me nijet të mirë me shpërblimin e punës së mirë, ndërsa pronari i nijetit të keq mori mëkatin e vepruesit të punës së keqe. Pra, rezultat i gjithë kësaj ishte vetëm nijeti.
        Gjithashtu, nga hadithi i Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ishte në Tebuk: "Me të vërtetë në Medine gjinden disa njerëz, nuk kemi kaluar asnjë luginë, as s’kemi shkelur ndonjë vend, i cili i mllefos pabesimtarët, as s’kemi dhënë ndonjë lëmoshë, e as nuk na ka goditur uria vetëmse na kanë shoqëruar në të gjitha këto, e ata duke qenë në Medine". I është thënë atij: Si mundet kjo o i Dërguari i Allahut? Tha: "I ka penguar arsyeja, mirëpo kanë marrë pjesë me nijet të mire” (Trans. Buhariu dhe Ebu Davudi)
        Atëherë pra, nijeti i mirë e barazoj joluftëtarin me luftëtarin në shpërblim dhe e bëri jomuxhahidin të arrijë shpërblimin sikur shpërblimin e muxhahidit.
        Poashtu hadithi tjetër: “Kur të përleshen dy muslimanë me shpata, mbytësi dhe i mbyturi janë në zjarr”. U tha: O i dërguari i Allahut, kuptohet se njëri është mbytësi, mirëpo çështë puna me të mbyturin? Tha: "Ngase ai ka dëshiruar vrasjen e shokut të tij" (Trans. Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu)
        Kurse në një transmetim tjetër të Buhariut qëndron: "Ngase ai ka qenë i përgaditur për vrasjen e vëllait të tij". Nijeti dhe dëshira e keqe barazoi mes mbytësit meritor për zjarr dhe mes të mbyturit po mos të ishte nijeti i tij i keq do të ishte prej banorëve të xhenetit.
        Poashtu hadithi tjetër: "Çdo njeri, i cili i cakton një gruaje mehrin, Allahu e di se ai nuk do t`ia jep asaj atë, kështuqë e mashtron atë në emër të Allahut dhe ia bën vetës nderin e saj hallall në mënyrë të palejuar; e takon Allahun atë ditë kur e takon e ai llogaritet amoral (zinaqarë). Çdo njeri, i cili huazon nga një tjetër një borxh, Allahu e di se ai nuk do t`ia kthej atij, kështuqë e mashtron atë në emër të Allahut dhe ia bën vetës hallall pasurinë e tij në mënyrë të palejuar; e takon Allahun atë ditë kur e takon e ai llogritet vjedhës." (Trans. Imam Ahmedi dhe Ebu Maxhe)
        Me nijet të keq vepra e lejuar u shëndrrua në haram dhe e ndaluar, kurse ajo çka ishte jo e vështirë u bë më vështirësi.
        Krejt kjo përforcon atë çka beson muslimani në rëndësinë dhe peshën e nijetit. Për këtë arsye muslimani i ndërton të gjitha veprat e tij mbi baza të nijetit të mirë, siç jep mundin që të mos veprojë asgjë pa nijet, apo nijet të mirë ngase nijeti është shpirti i veprës dhe baza e tij. Ekzistenca e veprës mvaret nga rregullsia e tij ndërsa pavlefshmëria e saj është rezultat i nijetit jo të mirë. Vepra e shoqëruar pa nijet pronari i saj bën syfaqësi, është njeri artificial dhe i urrejtur.
        Ashtu siç beson muslimani se nijeti është shtylla e veprave, poashtu ai sheh se nijeti nuk është vetëm fjalë goje (O Allah kam vendosur kështu ), por ai realizohet me shtytjen e zemrës drejt veprës së pranuar për një qëllim të mirë, qoftë ai përfitim i një dobie apo largim i dëmit, siç është dëshira e drejtuar drejt veprës për të arritur me të kënaqësinë e Allahut apo zbatimin e urdhërit të Tij.  
        Muslimani kur beson se vepra e lejuar (mubah) shëndrrohet përmes nijetit të mirë në vepër që meriton të shpërblehet, dhe se vepra e cila meriton shpërblimin kur i mungon asaj nijeti i mirë shëndrrohet në mëkat që meriton dënimin. Muslimani nuk beson se nijeti i mirë ndikon në gjynahe për t`i shëndrruar ato në punë të mira. Ai i cili përgojon një person për ti jep përshtypje të mirë në mendjën e një tjetri ai është mëkatar ndaj Allahut të Lartësuar dhe nuk i bën dobi atij nijeti i mirë në shiqimin e tij. Ai i cili ndërton një xhami me pasuri haram nuk shpërblehët për këtë. Ai i cili prezenton tubimet e vallzimit dhe paturpësisë, apo blen bileta llotarie me nijet të nxitjes së rrugëve të bamirësisë, apo për ndonjë dobi të xhihadit dhe të ngjashme, ai është kundërshtarë i urdhërit të Allahut, mëkatar dhe për këtë nuk shpërblehet.
        Poashtu ai i cili ndërton kupolla mbi varret e njerëzve të mirë, apo therrë për ta kurbanë apo ua përkushton atyre zotimet me nijetin e dashurisë ndaj të mirëve, ky është kundërshtarë i urdhërit të Allahut të Lartësuar, mëkatar për veprën e tij edhe nëse nijetin e ka pas të sinqertë, siç i duket atij. Ngase, fare mirë dihet se nuk shëndrrohet një vepër me nijet të mirë në vepër e cila shpërblehët përpos asaj vepre që është e lejuar (mubah) në veprimin e saj, ndërsa vepra e ndaluar (haram) nuk shëndrrohet në vepër të lejuar në asnjë mënyrë
ORA
 
 
www.toony-tribex.page.tl 108293 visitors (292744 hits) TTooNy_TTriBeex@msn.com
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free